14.12.2019, Shkup- forumi shkencor ,,Prespektiva gjinore dhe roli i gruas në reformat e sistemit të sigurisë,,

Në organizimin e zyrës së UN Women në Shkup dhe Fakultetit për sigurim nga Shkupi u organizua forumi shkencor ,,Prespektiva gjinore dhe roli i gruas në reformat e sistemit të sigurisë,, e cila paraqiti mundësi të përmirsohet dhe zgjerohet diskutimi për ndryshimet institucionale të nevojitura që të arrihet sistem i sigurisë më i balansuar dhe i barabartë në baza gjinore , si parakusht për rritjen e pjesmarrjes së grave në sektorin e sigurisë.

Në hapjen solemne të forumit opinionin e saj për temën e dha kryetarja e Odës Verica Mileska Stefanovska, ndërsa në panelin e diskutimit foli sekretari i Odës mgj. Sanja Kermeqieva për pjesmarrjen e grave në sektorin e sigurimit privat.

Forumi kishte si qëllim të arrihen hapa konkret të cilat do ndërmarrin në lidhje me sfidat e grave të punësuara në sigurim.Elemente kyçe të diskutimit ishin trendet ndërkombtare dhe praksat më efikase, problemet institucionale, veprimet që ndërmerren dhe çfarë hapa duhen të bëhen me qëllim përmirsimin e kushteve të punës.

Në forum morrën pjesë përfaqësues të sektorit gjithëpërfshirës të sigurisë në RMV: policia, ushtria, dogana, QMK, ZSHS dhe institucione tjera shtetërore, ndërsa morrën pjesë dhe përfaqësues tjerë prej agjencive për sigurim privat, anëtarë të Odës .