02.10.2019-Konferencë ndërkombëtare ,,Infrastruktura kritike,, Koncepti dhe sfidat e sigurisë, Hotel Aleksandar Palas- Shkup
Kryetarja e Odës së RMS-së për sigurim privat m-r Verica Mileska Stefanovska pati fjalim të saj në konferencën ndërkombëtare ,,Infrastruktura kritike,, Koncepti dhe sfidat e sigurisë,, me çrast e e theksoi rolin e sigurimit privat për mbrojtjen e infrastructures kritike.
Konferenca ndërkombëtare ishte organizuar nga ana e Fondacionit Fridrih Ebert, me zyrë në Shkup si event përmbyllës në kuadër të projektit për rëndësinë e mbrojtjes së infrastructures kritike në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Qëllimi i konferencës ishte të prezantohen dhe diskutohen të gjitha aspektet e lidhura me mbrojtjen e infrastrukturës kritike, të inicohen aktivitete për krijimin e strategjisë dhe miratimin e Ligjit për mbrojtjen e infrastrukturës kritike.
Në konferencë ishte prezentuar edhe monografia për mbrojtjen e infrastrukturës kritike kontributi i të cilës pritet të jep rezultat kah ngritja e opinionit publik për nevojën e mbrojtjes efektive të infrastrukturës kritike.
Në konferencë morrën pjesë edhe ministresha për mbrojtje z-nja Radmilla Shekerinska, ministri për punë të brendshme, z-ri Oliver Spasovski, ekspertë, profesorë dhe përfaqësues nga institucionet që merren me këtë temë.


