7.10.2019 – tryeza e rrumbullakët “ SIGURIMI I SHTËPISË PËRMES PREVENTIMIT TË KËRCËNIMEVE TË REJA DHE RREZIQEVE TË SIGURISE”, Fakulteti për siguri, Shkup.

Kryetarja e Odës mgj. Verica Mileska Stefanovska dhe dekani i Fakultetit për siguri prof  dr. Nikolla Dujovski ju drejtuan tryezës së rrumbullakët “Sigurimi i shtëpisë përmes preventimit të kërcënimeve të reja dhe rreziqeve të sigurisë”, ndërsa përgjigje profesionale kishin : prof dr. Marjan Gjurovski, prof dr. Alesandra Dejanovska, mgj. Sanja Kermetqieva, dr. Toni Stankovski dhe prof dr. Vesna Stefanovska, moderator i ngjarjes ishte prof dr. Sashe Gerasimovski.

Tryeza e rrumbullakët paraqet pjesë përmbyllëse në kuadër të projektit “Të sigurtë në shtëpi”, e cila ka për qëllim ngritjen e vetdijes së qytetarëve dhe masës së gjërë për rëndësinë dhe përgjegjësinë  për sigurinë e shtëpisë,  së pari të trajtuara nga prespektiva e preventimit të rregullt, në kuptimin e ndërmarrjes së aktiviteteve dhe veprimeve për garancionin maksimal për sigurinë e shtëpisë dhe familjes. Dhe e njejta ishte e përkrahur nga Ministria e punëve të brendshme në formën e mbuluesve të projektit, por edhe me pjesmarrje të drejtpërdrejt në aktivitete.