12.06.2019- Panairi per siguri-Jeto sigurtë

Që të fitohet ndjenja për siguri është detyrë fundamentale e shtetit që në hapsirën e re të siguruar, ku punonjësit e sigurisë duhet të reagojnë në mënyrë adekuate drejt kërcënimeve të mbrendshme dhe të jashtme. Ngjarja e sotme e titulluar JETO SIGURTË-PANAIRI PËR SIGURI e organizuar në Skopje City Mall, Oda per sigurim privat e Republikës së Maqedonisë së Veriut e shfrytëzoi për të treguar, në mënyre më suptile, e cila e shpreh dimenzionin njerëzor të aktiviteteve të sigurimit privat në marrëdhënie me transparencën e sektorit ndaj qytetarëve, korrektësinë në punë si dhe tendencën për realizimin e vlerave plotësuese në punën e tyre.

Në Republikën e Maqedonisë së Veriut aktivitetet e sigurimit privat thuajse,  dy dekada është e njohur si partner dhe pjesë integrale e sistemit të sigurisë, e cila përmes autorizimeve publike merr pjesë në garancinë për sigurinë e qytetarëve.

Nga ana tjetër kompanitë në këtë sektor e kanë të definuar rolin e tyre, funksionimin dhe pozicionimin nëpër shkolla,  spitale, objekte afariste, aeroporte, banka, qendra tregtare, ngjarje sportive dhe kulturore dhe në të gjithë sferat ku punojnë dhe jetojnë qytetarët, duke u përkujdesur për funksionimin e sigurtë dhe të qetë.

Pikërisht për këtë arsye dhe me këtë rast Oda për sigurimin privat të Republikës së Maqedonisë së Veriut në bashkëpunim me MPB, SPB Shkup, dega për parandalim me kënaqësi merr pjesë në fushatën e titulluar JETO SIGURTË – PANAIRI PËR SIGURI e cila ka si qëllim kryesor në mënyre parandaluese të ndërmerr aktivitete për theksimin e rëndësisë së kujdesit të sigurisë për qytetarët.

Shprehim faleminderim të madh dhe përgëzime deri te ekipi organizator i Skopje City Mall për realizimin e suksesshëm dhe profesional të ngjarjes së sotme dhe jemi të bindur që në të ardhmen do të flitet vetëm për konotacion pozitiv.