23.06.2019 -Ohër. Tryezë e rrumbullakët ,,Siguria e shtëpisë nëpërmjet prevenimit të kërcënimeve të reja dhe rreziqeve të sigurimit
Oda për sigurim privat e Republikës së Maqedonisë së Veriut së bashku me Ministrinë e Punëve të Mbrendshme dhe komunës së Ohrit në kuadër të projektit ,,Të sigurtë në shtëpi- nëpërmjet preventimit të kërcënimeve të reja dhe rreziqeve të sigurimit,,
Në debatin profesional foli kryetarja e Odës së Maqedonisë së Veriut m-r. Verica Milevska Stefanovska, Zhivka Angellovska, Kryetare e këshillit të komunës së Ohrit, Sasho Smilevski kryeshef në SPB Ohër, profesorët dr- Marjan Gjurovski nga Fakulteti për Sigurim-Shkup, dr-Aleksandra Deanoska Trendafilovska nga fakullteti Juridik si dhe dr- Pere Aslimovski -Fakulteti per Turizëm, si dhe përfaqësues i Sektorit per Preventim nga MPB Ohër, perfaqësues nga vetëqeverisjet lokale dhe trupat për strehim , si dhe sektori për prevenim i Ministrisë së punëve të mbrendshme dhe institucione të ndryshme nga sektorët e shtetit kompetent për sigurim.



