13.06.2019 Shkup TRYEZA E RRUMBULLAKËT PËR PROJEKTIN ‘’TË SIGURTË NË SHTËPI’’
Në emër të Odës për sigurim privat të RMV dhe në emrin tim personal më lejoni t’ju përshëndes dhe t’ju dëshiroj mirëseardhje në ngjarjen e sotme të dedikuar për i
Njëherësh dua të dërgoj një faleminderim të madh deri tek të gjithë që pranuat iniciativën tonë sot këtu së bashku t’a
Oda për sigurim privat e Republikës së Maqedonisë së Veriut në kuadër të projektit ‘’Të sigurtë në shtëpi ‘’ dhe fushatës ‘’Sigurim për shtëpinë’’ shfrytëzon mundësinë që të hap diskutim dhe debat më të gjërë për sërë çështjesh të cilat janë në interes të qytetarëve dhe të shoqërisë sonë në tërësi, të cilat kanë të bëjnë me mbrojtjen e individëve, objekteve dhe pronës, tek të cilat padyshim, sektori për sigurim privat ka rendësi të madhe.
Njëkohësisht këto pyetje janë senzibilizuese dhe janë në interes edhe për sigurinë publike, sepse sfidat në sektorin për siguri janë të njohura në çdo segment të shoqërisë dhe ndikojnë në çdo subjekt njëlloj.
Në periudhën e kaluar fokusi dhe aktiviteti i Odës nuk ka qenë i drejtuar vetëm nga rregullimi, përgaditja profesionale e kuadrove, paraqitja e komunikimit me institucionet e ndryshme etj. Përkundrazi, punimet në sektorin kanë një dimension të përgjithshëm në funksionimin e saj, e dedikuar për opinionin më të gjërë, me karakterin e saj social, e cila është e paraqitur në strategjinë për zhvillimin e sigurimit privat.
Domethënë, ngritja e ndërgjegjes për sigurinë si dhe afrimin me qytetarët dhe popullarizimi i aktiviteteve paraqiten si kryesore në veprimet e Odës, si dhe kompanive tjera të cilat ushtrojnë sigurimin privat.
Prandaj, si hap i logjikshëm dhe i nevojshëm drejt zhvillimit tonë u paraqit idea për organizimin e kësaj fushate në kuadër të projektit ‘’TË SIGURTË NË SHTËPI’’ e cila do të jetë e përkushtuar për realizimin e qëllimeve te mësipërme. Ky projekt nënkupton organizimin e aktiviteteve të ndryshme në funksion të afrimit të qytetarëve me idenë për sigurimin kualitativ, profesional edhe individual, sigurinë e shtëpisë dhe familjes, sigurimin e pronës ose sigurimin e hapësirës punuese të kompanive të tyre, e gjitha në drejtim të veprimeve parandaluese për qëllim të zhvillimit të jetës në mënyrë të qetë dhe të sigurtë.
Iniciativën e njohu dhe përkrahu Ministria e Punëve të Mbrendshme si dhe Qyteti i Shkupit, si sektor privat për sigurim i’u drejtohemi me faleminderim shumë të madh.















