24.09.2019-SPB Veles
Organizimi i një mbledhjeje pune mes perfaqësuesve të agjencive për sigurim privat dhe përfaqësuesve të sektorëve për punë të mbrendshme nga Ministria për punë të mbrendshme paraqet realizim të memorandumit për bashkëpunim të Ministrisë së punëve të mbrendshme dhe Odës së RMV për sigurim privat , veçanërisht në kuptim të nenit 3, alinea 1, pika 1 e memorandumit për ,, Shkëmbimi i të dhënave dhe informacioneve statistikore për forma të reja të sjelljes kriminele , mënyra per mbrojtjen e njerëzve dhe pronës, dukuri kriminele para sigurimit dhe mbrojtjes të cilat ndikojnë në efikasitetin e sistemit të sigurimit në zbatimin e operacioneve të sigurimit , me ndihmë të ndërsjelltë,,.
Me mbledhjen e mbajtur në SPB Veles Oda e RM fillon me ciklin e ngjarjeve të njëpasnjëshme në drejtim të bashkëpunimit dhe diskutimit të dilemave dhe parandalimit të funksionit operativ aktual në sektorin e sigurimit publik dhe privat në shtet.



